Auto

Zbulohet çmimi i Alpina B5 të ri me 600 kuajfuqi

Para gjeneratës së ardhshme të BMW së ri, M5 me 592 kuajfuqi, Alpina tashmë ka lansuar modelin e tij B5 Bi-Turbo.

I zbuluar në panairin e veturave në Gjenevë, Alpina B5 ofrohet në dy variante, Saloon dhe Touring, transmeton koha.net.

Alpina B5 Saloon çmimin fillestar e ka 100 mijë euro, ndërsa ai B5 Touring 103 mijë euro.

Alpina B5 ka motorin 4.4 litërsh twin-turbo V8 i cili gjendet në M550i në serinë 7, por që është përditësuar dhe tani prodhon nga 455 kuaj fuqi në versionin standard në 600 kuaj fuqi.

Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3.4 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale që mund të arrijë është 330 kilometra në orë.

{gallery}