Auto

Jeep Wagoneer i ri spiunohet por i kamufluar

Fiat Chrysler Automobiles (FCA) ka njoftuar më parë se Jeep Wagoneer i ri dhe versioni më i gjatë Grand Wagoneer janë në planet e saj për të ardhmen. Këto ditët e fundit, Wagoneer është parë në rrugë por i kamufluar dhe duket se ishte në ndonjë fazën të testimit.

Wagoneer/Grand Wagoneer i ri mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve në vitin 2020, ku në ofertën e Jeepit do të zënë vendin e modelit aktual Grand Cherokee, transmeton Koha.net. Tregjet kryesore për modelin e ri do të jenë SHBA, Kina dhe Lindja e Mesme. Po ashtu, sipas disa informacioneve të mëparshme Wagoneer i ri mund të shitet edhe në Evropë.

Gjithashtu, Jeep më herët pati njoftuar se ky model do të jetë rivali kryesor i shumë konkurrentëve premium të SUV-ave, të tilla si Ranger Rover dhe Porsche Cayenne. Në lidhje me këtë, sipas disa informacioneve jozyrtare thuhet se versioni Grand Wagoneer do të kushton rreth 130-140,000 dollarë.

Jeep, për karrocerinë e këtyre dy versioneve ka zgjedhur një përdorim të konsiderueshëm të aluminit në mënyrë që të mbajë peshën sa më të ulët të mundshme dhe njëri nga motorët në gamë do të jetë edhe Hemi V8.

{gallery}