Auto

Polo i ri debuton në panairin e Frankfurtit

Gjenerata e gjashtë e Volkswagen Polo do të ketë premierën në muajin shtator në panairin e veturave në Frankfurt.

Në krahasim me gjeneratën aktuale, Polo VI do të përdorë platformën e re mekanike MQB-A0, do të ketë sistem të ndryshuar të bazimit dhe paletë të avancuar të motorit, thonë burime të Autocar.

Kur bëhet fjalë për dimensione të jashtme, Polo i ri do të jetë pak më i gjerë dhe më i gjatë se sa paraardhësi i tij, por edhe më i lehtë, transmeton kp. Edhe pse pritet që modeli i segmentit B të Volkswagen do të ketë dizajn evolutiv në krahasim me versionin aktual, gjenerata e re do të fitojë pamje dinamike.

Për dallim nga Seat Ibiza, e cila në sallonin e veturave në Gjenevë, në fillim të marsit, ishte e qasshme vetëm në versionin me pesë dyer, Polo i ri do të ketë edhe versionin me tri dyer.

Duke marrë parasysh se VW planifikon që blerësve më vonë t’iu ofrojë edhe SUV-in e ri të vogël në bazë të Polo, është e paqartë nëse gjenerata e gjashtë do të ketë edhe modelin Cross. Sa i përket motorit, pritet që Volkswagen të zëvendësojë motorin e vjetër 1.4 TSI me motorin e ri 1.5 TSI, i cili prodhohet në opsionet me 130 ks dhe 150 ks.

Spekulohet se në majë të ofertës do të jetë edhe Polo GTI me motor 2.0 litra TSI, me 200 kuaj fuqi.