Auto

Renault Scenic me motor të ri, do ta përdorë edhe Mercedesi

Modelet Scenic dhe Grand Scenic me motor të ri benzinë 1.3-litra Turbo mund të porositen në tregjet e veçanta evropiane nga 1 janari 2018.

Renault-Nissan në bashkëpunim me Mercedes zhvilloi motorin e ri turbo-benzinë, i cili do të jetë i pranishëm në të dyja variantet.

Në versionin më të dobët prodhon 115 kuajfuqi, derisa ai më i fuqishëm 140 kuajfuqi, transmeton ksp.

Ndërkaq, Mercedesi konfirmoi se motori i ri benzinë do të jetë pjesë e gjeneratës së ardhshme të klasës A, por edhe të modeleve tjera si klasa B dhe GLA.

Renault-Nissan dhe pronari i markës Mercedes, kompania Daimler, bashkëpunojnë në prodhimin e motorëve që shtatë vjet, ashtu që motori i Renaultit dizel 1.5-litër dCi përdoret edhe në Mercedes A-Class, B-Class dhe në Crossoverin GLA.

Image