Auto

SHBA-ja shtyp pedalin e benzinës, evropianët përqafojnë elektriken

Karburante të ndryshme akoma furnizojnë gati të gjithë automobilat që voziten nëpër botë, përpos një pike shumë të vogël në hartën e automobilave të tjerë. Megjithatë, diçka e re po shkakton trazira. Quhet “elektrifizierung”. Kjo është elektrifikim në gjuhën gjermane.

Teksa kompanitë e mëdha amerikane – në masë të madhe edhe ato koreane, dhe ato japoneze – po i mbajnë përpjekjet për automobilat e tyre elektrikë në nivel të ulët, prodhuesit evropianë, të udhëhequr nga kompanitë më të mëdha automobilistike gjermane, në formë agresive po shpejtojnë hapat e tyre drejt elektrifikimit në panairin “Los Angeles Auto Show”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vizitorët që kanë pasur rastin të kalojnë nga hapësira e gjigantit “BMW” kanë mundur të shohin një shenjë gjigante në të cilën deklarohej ndryshimi dhe premtimi për 25 modele të elektrifikuara deri më 2025.

Automobili, ndër më të fundit të kompanisë, ‘plug-in’ hibrid “i8 Roadster”, ishte i pranishëm me dyert ngjyrë portokalli dhe stil agresiv duke tërhequr sytë e vizitorëve. Brandi “Mini” i “BMW”-së do të prodhojë një automobil elektrik më 2019 dhe kompania raportohet se konsideron që të bëjë një linjë “Mini” krejtësisht elektrike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.