Të premten pasdite në konferencën për media nga “Porsche” Kosova, në prani të mediave është prezantuar zyrtarisht modeli i ri Volswagen T Roc.
Menaxheri i shitjes së Porsche Kosova, Gent Abdullahu prezantoi para gazetarëve modelin VW T Roc duke theksuar atributet e këtij modeli dhe përparësitë që ky model i ofron në krahasim me veturat tjera në treg.
VW T-Roc ofron mundësi të zgjidhni versionin e sistemit të tërheqjes me rrotat e para apo sistemit të tërheqjes me te të gjitha rrotat 4MOTION.
T-Roc 4MOTION, i ri do të akordojë fuqinë e motorit në të katër rrotat sipas nevojës. Rezultati? Ajo parandalon rrotullimin dhe mbylljen e rrotave, duke siguruar që T-Roc të fitojë forcë tërheqëse në pothuajse çdo terren.
Ulëset e para janë montuar 572 mm mbi rrugë, ndërsa ulëset e pasme janë vendosur në një lartësi prej 618 mm. Kapaciteti nominal i ngarkesës/bagazhit ofron hapësirë prej 445 litra.
Ky model fillon me çmim nga 20 mijë euro, ndërsa mund ta gjeni në showroom-in e “Porsche Kosova”.
Për më shumë: www.facebook.com/porschekosova
Ky model pritet të jetë lider në vitin 2018, për kategorinë e tij!
(Artikulli i Sponsorizuar nga Porsche Prishtina)
{gallery}
-
9 dhjetor 2017 15:35
-
Shpërndaje në: