Auto

Opel Insignia GSi i ri del në shitje

Pas premierës në panairin e veturave në Frankfurt, Opel Insignia GSi në versionin e limuzinës dhe karavan do të mund të porositet në Gjermani me çmim prej 45.595 eurosh, aq sa kushton Insingia GSi Grand Sport.

Blerësit që janë të përcaktuar për versionin karavan të modelit Insignia GSi Sports Tourer, duhet të ndajnë një mijë euro më shumë, pasi çmimi fillestar i këtij automobili është 46.595 euro, transmeton KP.

Ata që përcaktohen për variantin me benzinë mund të llogaritin në njësinë 2.0 litra turbo me 260 kuaj fuqi, ndërsa adhuruesit e dizel kanë në dispozicion modelin 2.0 litra turbo me 210 kuaj fuqi.

Të dy motorët janë të pajisur me ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.