Auto

Volkswagen Golf GTI TCR me dizajn të ri

Vetura kampione për gara, Volkswagen Golf GTI TCR, vjen me facelift të ri për sezonin e garave për vitin 2018.

Ndryshimet janë të natyrës optike: pjesa e përparme e veturës është përpunuar në mënyrë që të duket më shumë në paradën e prodhimit. Qëllimi i intervenimit ishte potencimi i ngjashmërisë vizuale dhe teknike të veturave për gara me ato të udhëtarëve.

“Pamja e re e Golf GTI TCR është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Volkswagen Design”, ka thënë drejtori i Volkswagen Motorsport, Sven Smeets, transmeton Koha.net. “Volkswagen Desing na ndihmon të theksojmë lidhjen e ngushtë që ekziston mes versioneve serike me ato për gara. Për shembull, motori vjen direkt nga prodhimi serik dhe nevojiten vetëm disa rregullime për të garuar. Është një dëshmi reale që Golf GTI është modeli ideal për klientët tanë të veturave për gara”, shtoi Smeets.

Golf GTI TCR është njëra nga veturat më të suksesshme në këtë sezon. Në serinë ndërkombëtare të TCR-së, francezi Jean-Karl Vernay fitoi titullin e shoferit më të mirë ndërsa Golfi fitoi më shumë në kategorinë e modelit të vitit, duke lënë prapa Honda Civic dhe Seat Leonin.

Versioni i ri i ristilizuar i Golf GTI TCR do të jetë i gatshëm nga janari i vitit 2018. Versioni më sportiv i të gjitha Golfave do të debutojë në panairin e veturave në Essen, e cila do të mbahet nga 2-10 dhjetor.

{gallery}