Auto

Rrjedhin detaje të tjera para prezantimit të Lamborghini Urus

“Motor Trend” ka pasur mundësi të njihet me versionin e prodhimit të Lamborghini SUV i cili do të ketë premierën botërore më 4 dhjetor.

Urus do ketë motor 4.0-litërsh twin-turbo V8 që prodhon 650 kuaj-fuqi. Automjeti ka ndërrues automatik prej tetë shpejtësive.

Sipas të dhënave zyrtare të fabrikës, Urus është i aftë të arrijë 0-100 km në orë për 3.7 sekonda, transmeton KP.

Urus mund të arrijë shpejtësi maksimale mbi 300 km/h.