Auto

Bentley Grand në version kabrio që kushton 3.5 milionë dollarë

Modeli më i fundi superluksoz i Bentleyt në version kabrio do të prodhohet në seri të kufizuar prej vetëm 19 njësi.

Edhe pse prodhuesi britanik ende nuk e konfirmoi zyrtarisht çmimin e këtij modeli, spekulohet se Bentley Grand Convertible mund të kushtojë 3.5 milionë dollarë, transmeton ksp.

Bentley Grand Convertible është një version i prodhimit të konceptit me të njëjtin emër të vitit 2014 dhe modeli mekanik është i bazuar në modelin Mulsanne Speed me motor 6.75-litra V8 me 537 kuajfuqi.

Dërgesat pritet të fillojnë në vitin 2019, në 100 vjetorin e Bentleyt.

{gallery}