Auto

Seat Leon i ri arrin në 2019-ën

Descriptive Text

Seat kohëve të fundit ka sjellë shumë risi, modelet SUV si Ateca dhe Arona, si dhe Ibiza e re, por pritet të dalin edhe disa SUV-a të rinj si dhe gjenerata e ardhshme e modelit Leon.

Sipas revistën së njohur britanike “Auto Express”, Leon i ri pritet të arrijë në gjysmën e parë të vitit 2019, transmeton Koha.net. Edhe Leon i ri do të vijë me platformën e Volkswagenit, MQB, por do të ketë boshtin e rrotave më të gjatë për dallim nga gjenerata aktuale.

Image

Në gamën e motorëve pritet të jetë në dispozicion motori benzinë 1.0 dhe 1.5-litër, dizel 1.6-litër TDI, si dhe 48V mild hibrid dhe modeli plug-in hibrid.

Sa i përket pamjes, Seat njofton se dizajni i Leonit të ri nuk do të sjellë revolucion.

Image

Përveç Leonit të ri, Seat është duke përgatitur edhe dy modele elektrike. Njëri, i cili do të jetë version serik, pritet të arrijë gjatë vitit 2019, ndërsa në vitin 2020 pritet të arrijë Hatchback kompakt me platformën MEB sikurse që Volkswagen I.D.

Gjithashtu, Seat ka plane edhe për brendin Cupra, ku ndër të tjera përfshihet edhe modeli sportiv Ateca Cupra, i cili pritet të arrijë në pranverën e ardhshme.

Image