Auto

Kështu mund të duket BMW X2 Pick-up

Ashtu siç është raportuar edhe më parë, Mercedes këtë vit ka lansuar edhe versionin Pick-up të modelit X-Class (i zhvilluar në bashkëpunim me Renault-Nissan), por mbetet të shihet nëse diçka të ngjashme do të ofrojë edhe BMW.

Ndërkohë, dizajneri i njohur i pavarur X-Tomi Design ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka shpalosur idenë e tij se si mund të duket modeli X2 i BMW në version Pick-up, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Rrjedhin fotografi të BMW X2 SUV të ri 2018

Këtu duhet të kujtojmë njoftimet e mëparshme nga BMW-ja përmes të cilave është informuar se versioni i tillë nuk paraqet imazhin e brendit të saj, përkatësisht nuk paraqet gjenet dhe kulturën e saj.

Njëherë BMW pati pranuar se ka potencial të madh në këtë segment, por shihet qartë se nuk është e gatshme të ndryshojë statusin e prodhuesit të veturave të ndryshme në prodhuesin i cili ndjek segmentit e modeleve Pick-up. A do të ndryshojë mendjen? Mbetet të shohim në të ardhmen.