Auto

ABT Volkswagen Golf R me 400 kuajfuqi

Kompanisë së njohur gjermane ABT Sportsline, gjenerata e shtatë e Volkswagenit, Golf R, ia ka tërhequr vëmendjen dhe ndër të tjera ajo e ka përforcuar këtë model.

ABT Sportsline ka ndërtuar njësinë e saj të veçantë ECU e cila ka mundësuar përforcimin e fuqisë së motorit Turbo me katër cilindra nga 310 në 400 kuajfuqi, ndërsa fuqia bartet në të gjitha rrotat e veturës, transmeton Koha.net.

Përveç kësaj, ABT Sportsline ofron mundësinë që vetura të mund të ulet deri në 20 mm në pjesën e përparme dhe deri në 25 mm në pjesën e pasme. Po ashtu, ofron mundësinë që të ulet vetura edhe deri në 45 mm.

Gjithashtu, ABT Sportsline për këtë Volkswagen Golf R ka zgjedhur sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa.

{gallery}