Auto

Mësohet çmimi i Mercedes E-Class Coupe të ri

Modeli i Mercedesit i cili është prezantuar në fund të vitit 2016 së pari do të shitet në tregun e brendshëm gjerman, ku versioni bazë kushton më pak se 50 mijë euro.

Mercedes E-Class Coupe i ri, i cili është ekspozuar në panairin aktual të veturave në Gjenevë, në Gjermani çmimin fillestar e ka deri në 49 mijë euro, transmeton Koha.net.

Fjala është për modelin bazë benzinë, E200, me motor 2.0-litër e kapacitet prej 184 kuajfuqi, i cili shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 7,8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 240 km/h.

Pranë këtij modeli, mund të porositen edhe dy modele benzinë – E300 dhe E400 4Matic, si dhe një dizel, E220d.

Mercedes E300 me kapacitet prej 245 kuajfuqi në Gjermani kushton rreth 55 mijë euro. Ky model, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 6,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.

Aktualisht, modeli më i fuqishëm në gamë është E400 4Matic, i cili është në dispozicion për rreth 65 mijë euro. Ai ka motor benzinë me tre cilindra 3.0-litër e kapacitet prej 333 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 5,3 sekonda ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h.

Ndërkaq, modeli dizel E220d kushton rreth 51 mijë euro. Nën kofano ai ka motor 2.0-litër me kapacitet prej 194 kuajfuqi. Ky model dizel, shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h në orë e arrin për 7,4 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 242 km/h.

{gallery}