Auto

Citroeni po përgatit të elektrifikojë 80 për qind të modeleve nga viti 2023

Citroeni po përgatitet që t’i japë shtytje automobilave elektrikë.

Gjiganti francez ka bërë të ditur se do të nisë elektrifikimin e 80 për qind të veturave të reja që nga viti 2023.

Kompania s’ka dhënë akoma detajet se sa modele elektrike do të ofrohen në Evropë, pasi shefja ekzekutive Linda Jackson ka përmendur kërkesën e autoriteteve kineze si katalizator për nismën e produkteve elektrike.

Një nga linjat që padyshim do të ketë modele elektrike është gjenerata e ardhshme e segmentit D.