Auto

Çfarë ndryshimesh sjell kalimi i Opelit në PSA

Kthimi i një prodhuesi francez të automobilave dhe rivalit gjerman në një organizatë gjigante të përbashkët do të ishte i vështirë në të gjitha rrethanat. Por marrëveshja e Grupit PSA të Francës për të blerë brendet Opel dhe Vauxhall të General Motors ka sjellë kompleksitet edhe brenda politikës së shteteve të fuqishme në botë.

Zyrtarët e General Motors pranojnë se kanë pranuar ta shesin Opelin për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe se kërkesat e rregullatorëve kërkojnë shumë më shumë kohë në Amerikën Veriore dhe Kinë dhe për shkak të teknologjive që kanë nisur të shpërthejnë siç është edhe teknologjia e automobilave autonomë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Marrëveshja prej 2.3 miliardë dollarësh me Grupin PSA, që deri para kësaj blerjeje kishte në pronësi Peugeot, Citroen dhe DS Automobiles, do t’i japë më shumë mundësi kompanisë së njohur, por edhe do të shtojë mundësitë për rritje të aksioneve të aksionarëve.

“Duke përmirësuar profilin e përgjithshëm të biznesit të General Motorsit, transaksioni do të rrisë të hyrat e aksionarëve tanë”, ka thënë presidenti i GM-së, Dan Ammann, në një konferencë për media të mbajtur në Paris të hënën e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.