Auto

BMW M1 e veçantë e vitit 1981 del në shitje për 658 mijë dollarë

Descriptive Text

Një person ka vënë veturën e tij në shitje në eBay amerikan.

Ai ka qitur BMW M1 e vitit 1981, i cili sipas tij ka vetëm 8 mijë milje (12,872 kilometra) të kaluara, transmeton koha.net.

Kjo veturë është njëra nga 58 kopjet e vetme të bëra në ngjyrë të kaltër të mbyllur dhe interier të zi si dhe njëra nga 453 kopjet e fundit të bëra të këtij modeli.

Ky model i veçantë, siç duket në foto, është në gjendje të shkëlqyer. Çmimi i tij është 658 mijë dollarë ndërsa ka motorin 3.5 litërsh me vetëm një cilindër që prodhon 275 kuaj fuqi.

{gallery}