Auto

Vetura mahnitëse e Aston Martin-Red Bull AM-RB 001

Descriptive Text

Vetura mahnitëse e Aston Martin dhe Red Bull do të ketë motorin V12 me asistencë të një motori hibrid.

Aston Martin ka prezantuar super veturën AM-RB 001 i cili do të ketë motorin 6.5 litërsh V12.

Ky motor do të ketë shtatë shpejtësi. Çmimi do të jetë prej 2.3 milion euro e shitjet e para nisin në vitin 2019.

E gjithë vetura do të peshojë vetëm rreth 900 kilogram ndërsa motori i tij do të prodhoj 900 kuaj fuqi.

{gallery}

AM-RB 001 është i dizajnuar që të jetë sa më afër veturave të Formula One ndërsa do të vij në dy versione, njëri për rrugë e tjetri vetëm për gara.

Kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 2 sekonda, para se ta arrijë shpejtësinë maksimale mbi 322 kilometra në orë.