Mazda pritet të sjellë dy koncepte krejtësisht të reja në panairin e Tokios.
Kompania së fundmi ka publikuar një fotografi paralajmëruese të sedanit të ri që duket se do të ketë dizajn të veçantë.
Ky model pritet të shërbejë si pamje e parë e gjeneratës së re Mazda6.
Kamerat e vogla pritet të zëvendësojnë retrovizorët, ndërsa nuk shihen as dorezat e dyerve.
Mazda pret që modelet e reja të kompanisë të jenë 20-30 për qind më ekonomike.
Edicioni i 45-të i Tokio Motor Show do të nisë më 25 tetor.
{gallery}
-
10 tetor 2017 12:08
-
Shpërndaje në: