Auto

Tesla shtyn lansimin e kamionit elektrik

Tesla ka shtyrë lansimin e kamionit elektrik. Premiera e caktuar për datën 26 tetor është zhvendosur për 16 nëntor.

Lajmi është bërë i ditur përmes Twitter nga njeriu i parë i Teslas, Elon Musk, sipas të cilit deri te shtyrja ka ardhur për shkak të shtimit të prodhimit të modelit 3, i cili nuk ka arritur në nivelin e planifikuar, transmeton KP.

Pritet që kamioni elektrik i Tesla të ketë autonominë e vozitjes ndërmjet 320 dhe 480 km, dhe do të jetë i dedikuar për distanca të shkurtra ndërmjet 160 dhe 320 km.

Tesla në gusht njoftoi se planifikon që të testojë sistemin e vozitjes në kamionin e vet elektrik në Nevada dhe Kaliforni.