Auto

Fillon shitja e Volkswagen T-Roc, mësoni çmimet e tij

Descriptive Text

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka filluar shitjen e modelit T-Roc i cili premierën botërore e ka mbajtur në panairin e fundit të veturave në Frankfurt.

Blerësit në Gjermani për modelin T-Roc më të lirë duhet të paguajnë 20,390 euro, gjë që i bie të jetë vetëm 2500 euro më shtrenjtë se Golfi, transmeton Koha.net. Me 20,390 euro blerësit do të marrin një Crossover i cili ka motor benzinë Turbo me tre cilindra e kapacitet prej 115 kuajfuqi.

Si opsion për zgjedhje me paketën, T-Roc me motorin e lartë përmendur kushton 22,590 euro, ndërsa çmimi i modelit në kombinim me motorin 2.0-litër Turbo e kapacitet prej 150 kuajfuqi dhe marshin DSG me shtatë shpejtësi si dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat kushton 31,825 euro.

Për T-Roc Sport me motorin benzinë 2.0-litër Turbo e kapacitet prej 190 kuajfuqi, në kombinim me marshin DSG dhe sistemin e tërheqjes 4Motion kushton 30,800 euro ndërsa versioni i njëjtë në kombinim me motorin më të fuqishëm 2.0-litër TDI kushton 32,100 euro.

Ndërkaq, T-Roc me paketën R-Line i cili është prezantuar në Frankfurt ende nuk ka dalë në ofertë, ndërsa Volkswageni ka paralajmëruar versionin T-Roc R i cili pritet të ketë motorin benzinë 2.0-litër Turbo me katër cilindra e 300 kuajfuqi.

{gallery}