Auto

Kia Stonic debuton në Frankfurt

Kia Stonic ka pasur premierën në panairin e veturave, i cili këtyre ditëve po mbahet në Frankfurt.

Motori i modelit për tregun evropian do të jetë 1.0 T-GDI turbo-benzinë me 120 kuajfuqi, ndërsa në dispozicion do të jetë edhe dizeli me 1.6 litra.

KIA Stonic do të ketë sistem elektronik të asistimit të vozitjes, përfshirë frenimin automatik në rast rreziku, me funksion të detektimit të këmbësorëve në rrugë dhe paralajmërim për përplasje të mundshme.

Vetura posedon edhe teknologjinë për zbulimin e veturës tjetër në këndin e vdekur, sistemin e paralajmërimit ndaj automobilave tjerë me rastin e parkingut, si dhe sistemin e paralajmërimit në rast të lëshimit eventual të korsisë.

Pritet që Kia Stonic të arrijë në sallonet e shitjes në Evropë në tremujorin e fundit të këtij viti, kur edhe do të dihet çmimi i këtij automobili, transmeton KP.

{gallery}