Auto

Shitet LaFerrari Aperta i fundit për 10 milionë dollarë

Kompania prestigjioze italiane e veturave, Ferrari, në panairin e kaluar të veturave në Paris ka prezantuar modelin LaFerrari Aperta, të cilën e ka prodhuar në seri të kufizuar prej vetëm 209 njësi. Megjithatë, italianët kanë prodhuar edhe një model të tillë, të 210-ë.

Ky i fundit, i 210-i, është shitur mbrëmë në ankandin e RM Sotheby’s gjatë ngjarjes “Leggenda e Passione” në Itali, ku kjo ishte pjesë e festimit të 70 vjetorit të Ferrarit, transmeton Koha.net. Pronari i ri për këtë LaFerrari Aperta të fundit ka paguar 9.98 milionë dollarë.

Image

Ferrari LaFerrari Aperta i fundit ka eksterier me ngjyrë të kuqe dhe shiritat për gara me ngjyrë të bardhë, ndërsa paratë nga shitja e tij do të dhurohen për qëllime humanitare.

LaFerrari Aperta ka motor benzinë V12 dhe një motor elektrik, ku fuqia e tij në total është 963 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se tre skenonda, deri në 200 km/h për më pak se 7 sekonda, deri në 300 km/h për 15 sekonda, si dhe atë maksimale deri në 350 km/h.

Image

Gjithashtu, në këtë ankand është shitur edhe Ferrari 488 Spider “The Green Jewel” për 1.3 milionë dollarë, përcjell Koha.net.

Ferrari 488 Spider “The Green Jewel” ka eksterier me ngjyrë të gjelbër, njëjtë sikurse Ferari 365 P2 me të cilin David Piper Racing Team nga fituar garën Nine Hours of Kyalami në vitin 1965 dhe 1966. Po ashtu, ulësja e shoferit te 488 Spider “The Green Jewel” është me ngjyrë të kuqe, ndërsa ajo e pasagjerit me ngjyrë të zezë.

Image

 

Image