
Mercedes A-Class në version Sedan
Në internet kanë rrjedhë fotografitë e modelit të “kamufluar” të Mercedes-Benzit, A-Class në version Sedan.
Mercedesi viteve të fundit po shënon rritje konstante të shitjes së automobilave të vet dhe merita të mëdha për këtë kanë modelet nga segmenti kompakt, klasa A hatchback, CLA, GLA dhe klasa B, transmeton KosovaPress.

Familja e modelit të klasës A së shpejti do të jetë e pasur edhe me një model – versionin Sedan, i bazuar në konceptin me të njëjtin emër nga prilli i vitit 2017.
Në fotografitë më të reja “spiunuese”, shihet njësia testuese e limuzinës së ardhshme të Mercedesit, i kamufluar, në mënyrë që të fshihen detajet e dizajnit të pjesës së jashtme.

Limuzina më e re, e cila në gamë do të zë vendin mbi klasën C të Mercedesit, në treg do të jetë në konkurrencë me Audi A3 Sedan dhe BMW Seria 1 Sedan.
Ky model i ri i Mercedes-Benzit është i bazuar në platformën e avancuar mekanike MFA2.
Modeli pritet të ketë premierën gjatë vitit 2018.
