Auto

Nissan freskon modelin sportiv 370Z

Modeli sportiv i Nissanit është në shitje qysh nga viti 2009 dhe edhe më tej është mjaft atraktiv.

Modeli aktual 370Z hyn në mesin e automobilave më të vjetër sportiv në treg, duke pasur parasysh se ka hyrë në vitin e nëntë të prodhimit, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, në Nissan besojnë se ende nuk është koha për gjeneratën e re.

Kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme, 370Z për 2018-ën do të ketë disa ndryshime të vogla të ngjyrës, të cilat nuk ishin të pranishme në versionet e mëhershme.

Në dispozicion do të jetë edhe nuanca e re metalike e ngjyrës së kuqe.

Nissan 370Z për 2018-ën ka ruajtur motorin aktual 3.7 litra V6 me kapacitet prej 328 kuajfuqi.

Në enterier si opsion i ri është sistemi multi-medial NissanConnect Premium me ekran prej 7 inç, navigacioni satelitor, DVD Player dhe kamera e pasme.

Të gjitha risitë kanë të bëjnë me versionin Coupe, derisa 370Z Roadster dhe 370Z Nismo edhe në vitin 2018 do të shiten pa avancime.

{gallery}