Auto

Porsche shton më shumë teknologji në Cayennen e ri

Statusi i tanishëm i Porsches si njëra prej kompanive më fitimprurëse mund t’i atribuohet suksesit të Cayenne, i cili tejkaloi pritjet që prej lansimit në vitin 2003.

Tani, 14 vjet pas debutimit të këtij modeli, kompania gjermane është duke u përgatitur në lansimin e gjeneratës së tretë të këtij modeli, i cili është shpalosur pak para debutimit në panairin e shtatorit “Frankfurt Motor Show”.

SUV-i i ri i Porches do të jetë një përzierje e modeleve Macan e Panamera. Modeli i ri ka bërë revolucion në dizajnin e dritave të para, të cilat i shmangen pengimit të veturave nga ana e kundërt, transmeton Koha.net.

Baza e modelit është e njëjtë, por është zgjatur për 63 milimetra ndërsa tavani është ulur për 9 mm. Veçori e modelit të ri pritet të jetë teknologjia. Porsche ka pajisur veturën me arkitekturën MLB, e cila tashmë gjendet te Audi Q7 dhe Bentley Bentayaga. Përmes kësaj arkitekture teknologjike vetura ka elektrikë deri në 48 volt.

Krejt puna e sistemit dhe motorit të veturës mund të kontrollohet përmes ekranit gjigant 12.3-inç.

Modeli i parë do të ketë motorin 3.0-litra “turbocharged” V6 që do të quhet thjeshtë “Cayenne”. Motori prodhon 335 kuajfuqi dhe shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 6.2 sekonda. Shpejtësia maksimale do të jetë 250 km/h.

Cayenne S do të ketë performanca më të larta. Ky model ka motor të dyfishtë 2.9-litra V6 dhe prodhon 434 kuajfuqi. Shpejtësinë deri në 100 km/h e arrin për 4.9 sekonda.

Opsionet diesel me gjasë do të prezantohen në pjesën e parë të vitit 2018.

Çmimi i këtij modeli do të fillojë nga 60 mijë euro deri në 70 mijë.

{gallery}