Auto

Publikohen detajet e Polos së re

Më i gjatë, por më i ulët se paraardhësi, gjenerata e gjashtë e VW Polo pritet të dalë vitin e ardhshëm në treg.

Supermini gjerman do të shfrytëzojë strukturën MQB për modelet e reja dhe do të vijë në 14 versione ngjyrash.

Përpos modeleve të zakonshme pritet të vijë edhe një model GTI që do të dalë në shitje në fund të këtij viti me një motor 2.0-litërhs benzinë me 200 kuajfuqi.

Për herë të parë, Polo do të sjellë edhe një version me gaz që do të ketë motor 1.0-litërsh me 90 kuajfuqi. Do të ofrohet edhe versioni 1.6-litërsh TDI me 80 apo 95 kuajfuqi, ndërsa do të ketë edhe modele benzinë 1.0 si dhe 1.5-litërsh.

Në Gjermani, modeli më i lirë pritet të kushtojë rreth 13 mijë euro.