Auto

Volvo prezanton serinë e re të S60 dhe V60 Polestar

Kompania e njohur suedeze, Volvo, për vitin 2018 ka përgatitur serinë e re të modelit S60 dhe V60 Polestar me paketën e re për aerodinamikën nga fibra të karbonit.

Seria e re e S60 dhe V60 Polestar do të jetë e kufizuar në vetëm 1500 njësi.

Paketa e re për aerodinamikën, “Aero Package”, për këto dy modele përfshinë spoilerin e përparmë, set pragjesh dhe spoilerin mbi bagazh etj., transmeton Koha.net. Përveç estetikës së avancuar, paketa e re ka përmirësuar edhe efikasitetin e të dy modeleve deri në 30 për qind. Po ashtu, Volvo thotë se paketa e re ka përmirësuar edhe performancën e këtyre dy modeleve.

Gjithashtu, paketa e re përfshinë edhe pasqyrat nga fibra të karbonit, rrotat Polestar me shkëlqim, logo të veçantë në ulëset, si dhe ngjyrën e re për eksterier – Bursting Blue Metallic.

Sa i përket motorit, modelet e reja do të vazhdojnë të kenë motorin 2.0-litër me katër cilindra e kapacitet prej 362 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra ta arrijnë për 4,7 sekonda (V60 Polestar deri në 100 km/h e arrin për 4,8 sekonda) ndërsa atë maksimale të dy modelet e kanë të kufizuar deri në 250 km/h.

{gallery}