Auto

Gjenerata aktuale e Seat Leonit, më e suksesshmja në histori të kompanisë

Në më pak se pesë vjet që nga lansimi, gjenerata aktuale e Seat Leonit është modeli më i suksesshëm në histori të kompanisë spanjolle.

Me 682567 njësi të shitura deri tani, gjenerata e tretë e Leonit ka thyer rekordet e vendosura nga dy paraardhësit.

“Gjenerata e tretë Leon ka sinjalizuar një pikë kthimi për Seatin dhe është një nga pikat kyçe për ndryshim të kompanisë”, ka thënë zëvendëspresidenti për shitje dhe marketing në kompani, Wayne Griffiths.

Gjenerata e parë Leon ishte lansuar më 1999 dhe u shit në 530 mijë njësi deri në vitin 2005. Në vitin 2005 debutoi gjenerata e re që u shit në 675 mijë njësi për tetë vjet.