Auto

Tesla me kamion elektrik

Kompania e famshme Tesla ka njoftuar se kamioni tërësisht elektrik do të prezantohet në muajin shtator.

Kamioni elektrik do të ketë bateri mes 200 e 300 miljeve.

Reutersi konfirmon se Tesla fillimisht do të prezantojë kamionët me bateri më të vogla, para se të prezantojë kamionin me bateri deri në 1000 milje.

Deri më tani është konfirmuar se kamioni do të ketë një kabinë të vogël, pa pjesën për të pushuar. Këtë veçori Tesla do ta shtojë te kamionët me bateri më të fuqishme.

Kamioni EV do të ketë drita LED dhe do të ketë shpejtësinë maksimale deri në 100 kilometra në orë.