Auto

Thyhet rekordi botëror i shpejtësisë së veturave elektrike

Nëse mendoni se modeli elektrik TC-X i kompanisë True Cousins nuk është shumë e shpejtë, atëherë duhet të dini se modelit Model S të Teslas deri në 200 metra i duhen dy sekonda më shumë.

Fakti që TC-X është në gjendje që për 4,89 sekonda të arrijë shpejtësinë deri në 233 kilometra në orë, paraqet një rekord të ri të shpejtësisë për të gjitha veturat elektrike në këtë distancë të caktuar, transmeton Koha.net.

Dy vjet më parë, TC-X ka thyer rekordin botëror në rangun e tij dhe në të njëjtën distancë, me një kohë prej 5,74 sekondash, gjë që dëshmon se sa larg kanë shkuar inxhinierët e kompanisë True Cousins në krijimin e kësaj veture elektrike më të shpejtë në botë.

Image

Në fakt, TC-X shumë lehtë mund të arrijë deri në 100 km/h për rreth 1,5 sekonda, gjë që është e pa imagjinueshme.

Kjo arritje nuk është një gjë e thjeshtë për djemtë që kanë themeluar këtë kompani tetë vjet më parë, duke krijuar motoçikleta të vogla elektrike dhe bateritë 12V me të cilën janë kryesorë në treg.

Për më tepër shikoni videon.