Auto

Tesla lanson përditësimin e ri

Kompania e veturave Tesla ka lansuar një përditësim të ri që lidhet me parkimin e veturës.

Softueri do t'u ndihmojë vozitësve të kësaj veture që të kenë pamje më të dukshme në ekran gjatë parkimit, e kjo po bëhet nëpërmjet sensorëve në modelet Model 3 dhe Model Y.

Këta sensorë tejzanorë përdorën për detektimin e objekteve me rreze të shkurtër, veçanërisht gjatë parkimit me shpejtësi të ulët.

Ky softuer pritet të quhet Park Assist dhe u tha se do të jetë shumë i nevojshëm për shoferët.