Auto

Audi shpërblen me shumë rekorde punëtorët në Gjermani

Descriptive Text

Audi kishte arsye të mburrej në konferencën vjetore të kompanisë. Me markat Bentley, Lamborghini dhe Ducati, fitimi pas tatimit i kompanisë ishte 7.1 miliard euro. Për këtë punë u shpërblyen edhe punëtorët e kualifikuar.

Audi shiti vetëm 1.6 milionë vetura vitin e kaluar - numri më i ulët që nga viti 2013 - por falë çmimeve të larta, një pjese të madhe të automjeteve më të shtrenjta dhe, për herë të parë, përfshirjes së prodhuesit të veturave luksoze Bentley në bilancin e Audit, vlera e shitjeve u rrit me 16 për qind në rekord prej 61.7 miliardë euro.

Markat Bentley, Lamborghini dhe Ducati kontribuan në rezultatin e biznesit me 1.4 miliardë euro.

Paratë e tepërta do të thotë se ato duhet të shpërndahen diku. Aksionerët do të përfitojnë, disa do të shkojnë në investime të reja, veçanërisht në Kinë, që është një treg në rritje, dhe disa do të shkojnë për punëtorët.

Rreth 55 mijë punonjës të Audi në Gjermani morën pasqyrën e planit të shpërndarjes së fitimit, shkruan Autoblog. Punëtorët e kualifikuar do të marrin një bonus prej 8.500 euro, sipas kompanisë.