Auto

Tesla gati të raportojë një nga tremujorët më të mirë në Kinë

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, është gati të raportojë një nga tremujorët e saj më të mirë në Kinë, raportoi të martën Reuters.

Të dhënat më të fundit të shitjeve pakicë kanë treguar për rezultatet e këtij tremujori, pasi kjo kompani u bë prodhuesi i parë u automjeteve elektrike në vend që uli çmimet në përpjekje për të mbrojtur pjesën e saj të tregut.

Shitjet me pakicë të këtij prodhuesi në Kinë kanë arritur në 106,915 njësi nga 1 janari deri më 19 mars ose mesatarisht 1,371 njësi në ditë, sipas të dhënave nga China Merchants Bank International, e cila gjurmon regjistrimet e sigurimit të veturave.

Mbështetur nga fitimet më të larta për veturë se prodhuesit e tjerë të automjeteve elektrike, prodhuesi amerikan i automobilave uli çmimet e modeleve të tij më të shitura deri në 13.5 për qind në Kinë në janar.