Auto

Spanja udhëheq rimëkëmbjen e tregut të veturave në Evropë

Shitjet e veturave në Evropë u rritën për 11 për qind, në 911 mijë e 64 njësi të shitura vetëm në muajin janar të vitit 2023, në muajin e gjashtë rritje rresht.

Rikthimi po ndodh me Spanjën e Italinë në krye, bashkë me lehtësimin e zinxhirit furnizues e rritjes së shpresës për rimëkëmbje pas-pandemike.

Në Spanjë pati rritje të shitjeve për 51 për qind dhe 19 për qind në Itali.

Grupi Volkswagen dhe Renaulti po parashikojnë rritjen e shitjes nëpërmjet modeleve të reja. Prodhuesi francez po udhëheq shitjet në tregun evropian me 24 për qind rritje në janar. Tesla po ashtu shijoi rritje, duke mposhtur brendet luksoze si Porsche e Land Rover.

Regjistrimet u rritën për 11 për qind, sipas të dhënave të grupit të autoprodhuesve evropianë, ACEA.

Ndërsa mungesat e përçuesve po zbehen, prodhuesit tani po përballen me inflacionin dhe ekonomitë e shtrënguara.

Edhe pse parashikimet janë që të ketë rritje të të hyrave sivjet, parashikimi për 10.95 milionë shitje, është larg 14.3 milionëshit të 2019-s.

Për tre vjet rresht pati rënie drastike të shitjeve të veturave.