Auto

300 mijë vetura në vit nga marrëveshja 660 milionëshe ndërmjet Renaultit me Iranin

Descriptive Text

Kompania franceze e automobilave Renault nënshkroi sot marrëveshjen e pritur për formimin e ndërmarrjes së përzier me Iranin, në vlerë 660 milionë euro.

Nga kjo marrëveshje synohet që të prodhohen deri në 300 mijë vetura në vit, transmeton KP.

Me këtë Renault ka hyrë në partneritet me kompaninë shtetërore iraniane IDRO dhe kompaninë private Parto Negin Naseh.