Auto

Audi R8 Spyder V10 Plus i ri me plot shkëlqim

Descriptive Text

Para një muaji e gjysmë, gjiganti gjerman i veturave Audi ka njoftuar për ekzistimin e versionit të ri të modelit të saj të fundit, super-veturës R8.

Megjithatë, tani kemi mundësinë që ta shohim ekzistimin e këtij modeli me plot shkëlqim. R8 Spyder V10 Plus i ri tani për tani është duke u ekspozuar në ngjarjen “Audi Forum”, e cila po mbahet në shtëpinë e kompanisë në Ingolstadt, Gjermani, transmeton Koha.net. Ky model i ri ka marrë gjithë vëmendjen e vizitorëve në këtë ngjarje me ngjyrën e tij të kuqe të eksterierit e kombinuar me kornizën e xhamit të përparmë me ngjyrë argjendi, si dhe me enterierin prej lëkure me ngjyrë të zezë e qepje me ngjyrë të kuqe.

Ky është modeli më i mirë në serinë R8, i cili vjen me motor V10 5.2.-litër me kapacitet prej 610 kuajfuqi dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat. R8 Spyder V10 Plus i ri shpejtësinë deri në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 3,3 sekonda dhe atë maksimale deri në 330 km/h.

Gjithashtu, përveç se është më i mirë në serinë R8, modeli i ri Spyder V10 Plus është edhe modeli më i shtrenjtë, dhe çmimi i tij është rreth 207.500 euro.

Sipas disa mediave, kjo super-veturë e veçantë vjen me disa karakteristika të veçanta, të tilla si rrotat 20-inç me ngjyrë të zezë metalike dhe dritat më të theksuara të cilat pronarit të këtij modeli do t’i duhet bëjë pagesë shtesë.

Me një çmim të tillë, hyni në territorin e modeleve të Lamborghinit ku, për shembull, modeli Huracan në version Coupe fillon me çmim prej 178.500 euro.

{gallery}