Auto

Fordi pritet t’i largojë mbi 1000 punëtorë në Gjermani

Descriptive Text

Kompania amerikane e automjeteve, Ford, po planifikon të reduktojë mbi jnë mijë vende pune në fabrikën e saj kryesore gjermane në Koeln, raportoi “Automobilwoche”, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kreu i këshillit të punës ka thirrur të hënën një takim për të gjithë 14,000 punonjësit e fabrikës së Koelnit.

Ford, i cili punëson rreth 20 mijë njerëz në Gjermani, nuk pranoi të komentojë mbi raportin, por tha se transformimi në automjete elektrike kërkon "ndryshim të rëndësishëm" në mënyrën se si prodhon vetura.

"Ne nuk kemi asnjë koment mbi spekulimet aktuale për një ristrukturim të mundshëm në Ford në Evropë”, tha një zëdhënës përmes një deklarate me shkrim. "Transformimi kërkon ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ne zhvillojmë, ndërtojmë dhe shesim automjetet Ford dhe do të ndikojë në strukturën tonë organizative, talentin dhe aftësitë që do të na duhen në të ardhmen. Më shumë detaje do të ndahen pasi planet tona të jenë përfundimtare dhe së pari të kemi informuar punonjësit tanë”, ka shtuar ai.