Auto

Luftë e re në botë – kush do të jetë mbret i baterisë

Descriptive Text

Evropa ngadalë është duke hyrë në betejën e tregut botëror të baterive.

Një konsorcium prej 18 kompanive gjermane, i udhëhequr nga “Tera Holding”, në shtator do të zgjedhë një vend për të ndërtuar një fabrikë, me vlerë prej një miliardë euro, për të prodhuar bateritë.

Kjo fabrikë do të konkurrojë fabrikën e njohur në pronësi të Teslas, Gigafactory, transmeton Koha.net. Kreu i Bordit të Drejtorëve të “Tera Holding” zbuloi se në listën e ngushtë janë pesë lokacione në Gjermani dhe vendet fqinje të Gjermanisë.

Fabrika e re do të prodhojë bateritë me kapacitet në total prej 34 GWh, ndërsa ndërtimi i saj pritet të fillojë në fund të vitit 2019. Ai [kreu i Bordit të Drejtorëve të “Tera Holding”], nuk ka dashur të zbulojë se kush qëndron prapa 17 kompanive të tjera në konsorcium, por ka thënë se disa prej këtyre kompanive do të jenë blerës të baterive nga kjo fabrikë.

Ky projekt për ndërtimin e fabrikës, ka marrë edhe subvencion nga Ministria Gjermane e Arsimit dhe Inovacionit në vlerë prej 5.2 milionë euro.

Tregu botëror i baterive aktualisht kontrollohet nga prodhuesit aziatikë, më shumë nga LG dhe Samsung.

Kur të përfundojë ndërtimi i fabrikës së re, Tesla do të jetë prodhuesi i dytë. Deri në vitin 2021, kapaciteti i baterive pritet të jetë më shumë se dyfish.