Auto

Bjen çmimi i Tesla Model X

Descriptive Text

Tesla ka ulur çmimin e SUV-it të saj Model X për 3000 dollarë.

Tani kjo veturë elektrike e luksoze mund ta blini për 79.500 dollarë, që i bie vetëm 5000 dollarë më shumë sesa modeli bazik Model S në version Sedan, transmeton Koha.net. Edhe Model S në muajin prill i është ulur çmimi për 3000 dollarë.

“Kur e kemi lansuar Model X 75D, nuk është pritur edhe shumë mirë. Që kur kemi arritur efiçencën e kompanisë, jemi në gjendje që të ulim çmimet dhe të kemi më shumë vlerë për klientët tanë”, ka thënë në një deklaratë Tesla.

Gjithashtu, Telsa ka paralajmëruar edhe disa ndryshime në serinë e saj. Versionet P100D e të veturave do të vijnë me paketën “Premium Upgrade Package”, e cila u mundëson njerëzve që të evitojnë pagesën shtesë prej 5000 dollarë.