Auto

Suzuki Jimny del me pesë dyer

Descriptive Text

Suzuki sapo ka zbuluar një Jimny krejt të ri me pesë dyer në Auto Expo 2023 në Delhi, Indi. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për ata që e duan Jimnyn me dy dyer, por kanë nevojë për më shumë hapësirë për pasagjerë dhe shërbime. Ndonëse nuk është aq tërheqës sa ai i adhurueshmi me dy dyer, ai është ende i shkëlqyeshëm.

Pavarësisht nga madhësia e tij, Jimny i ri ka ende një grup të këndshëm karakteristikash 4x4, duke përfshirë asistencën për mbajtjen palëvizur në kodër, kontrollin e duhur në kodër dhe një sistem të mrekullueshëm që përdor frenat për të simuluar një LSD kur zbulohet rrëshqitja e rrotave. Jimny gjithashtu vjen me gjashtë “airbag”, kështu që nëse gjërat shkojnë keq pasagjerët do të kenë mbrojtje.

Me një motor të vogël 1.5-litërsh me 4 cilindra dhe me 103 kuaj fuqi, Jimny ka fuqi të mjaftueshme për të kryer me efikasitet detyrën e tij, shkroi Motortrend. 

Jimny me katër dyer do të shitet në Indi, Amerikën Latine dhe në Afrikë.