Auto

Musku në telashe me autopilotin e Teslas

Autoritetet federale po e hetojnë shefin e Teslas, Elon Musk, pse do ta çaktivizojë sistemin ndihmës të shoferit “Full Self-Driving”, shkroi CNN të martën.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave deklaroi se është në kontakt me Teslan, pas kërkesës së Muskut për ta hequr këtë opsion, që i njofton shoferët se duhet t’i mbajnë duart në timon pasi vetura është në ngasje të plotë automatike.

Miliarderi Musk tha se shoferëve duhet t’ua japë opsionin e heqjes së alarmit të timonit.

“Nisja e hetimeve u nxit nga një grumbull përplasjesh në të cilat veturat Tesla, duke operuar me autopilot të përfshirë, goditën automjete të palëvizshme nëpër rrugë ose në anë të rrugës”, u tha në përmbledhjen e hetimit amerikan që nisi në qershor.