Auto

Mercedesi largon klasën B elektrik

Prodhuesi gjerman njoftoi se kah fundi vitit do të ndalojë shitjen e modelit të klasës B elektrik.

Prodhimi i këtij automobili do të përfundojë pak më herët, gjatë çerekut të tretë të vitit 2017, ndërsa Mercedesi do të fokusohet në zhvillimin e gjeneratës së re të automobilave elektrikë, transmeton Autonews.

Klasa B Electric Drive e Mercedesit nisi të prodhohet në vitin 2014. Për dallim nga BMW, i cili i3 e vet e zhvilloi nga zero si model plotësisht të ri, kompania nga Shtutgarti iu është qasur problemit në mënyrë praktike.

Motori i automobilit ka fuqi 180 kuaj fuqi, i cili i mundëson që ky Mercedes i klasës B shpejtësinë prej 0 deri 100 km në orë e arrin për 7,9 sekonda.

Shpejtësia maksimale është kufizuar në 160 km në orë, në mënyrë që automobili të ketë autonomi sa më të madhe në vozitje.

Mercedes kishte pritur që ky model të shënojë rezultate të mira të shitjes në SHBA, por për tri vjet ka shitur vetëm 3.651 automobila në këtë vend.

{gallery}