Auto

Polo i ri me tre emra

Descriptive Text

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, në qershor të këtij viti ka prezantuar gjeneratën e re të Polo Hatchback, vetëm në version me pesë dyer, por së shpejti do të arrijë edhe versioni Sedan.

Sipas informacioneve të tanishme, Polo i ri në version Sedan në Brazil do të promovohet në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa shitja e tij do të fillojë në çerekun e parë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Ai do të quhet Volkswagen Virtus. Po ashtu, ky model do të shitet edhe në Indi si Volkswagen Vento, si dhe në Rusi si Volkswagen Polo Sedan.

Gjithashtu, edhe Virtus do të bazohet në platformën MQB A0, ku në Brazil do të rivalizojë modelet si Honda City, Chevrolet Cobalt, Toyota Etios dhe Nissan Versa.

Volkswagen Virtus, thuhet se është i gjatë 4.2 metra ndërsa boshtin e rrotave e ka 2.5 metra.

Blerësve brazilianë do t’iu ofrohen disa motorë, duke filluar nga motori 1.0-litër TSI Turbo me kapacitet prej 128 kuajfuqi dhe 1.6-litër atmosferik me kapacitet prej 120 kuajfuqi. Varësisht nga motori, Virtus do të ofrohet me marshin manual me pesë shpejtësi dhe automatik me gjashtë shpejtësi.

Virtus do të prodhohet në fabrikën Anchieta në Brazil.

{gallery}