Auto

Ford Pick-up shënon shekullin e parë të ekzistimit

Descriptive Text

Modeli TT i kompanisë së njohur amerikane Ford sipas librave zyrtarë llogaritet si vetura e saj e parë Pick-up.

Për herë të parë ka parë dritën në vitin 1917 si realizim i idesë së Henry Fordit për të zgjatur strukturën e modelit Ford T, dhe nga kjo ide ai ka ndërtuar një kamionet të lehtë për fermerë me pjesën e pasme të hapur.

Deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1941, janë prodhuar mbi katër milionë modele TT, por pastaj prodhimi ka kaluar nën regjimin ushtarak, transmeton Koha.net. Nën kushtet e luftës, kjo kompani ka prodhuar veturat speciale 4x4 vetëm për nevojat ushtarake.

Në prodhimin normal është rikthyer në vitin 1947, ndërsa në vitin 1965 në treg është ofruar Pick-up i parë nga seria F që prodhohet edhe sot.

Për një shekull të plotë, Fordi nga modeli TT ka sjellë për shembull modelin më të mirë deri më tani, Ford F-150 Raptor me kapacitet prej 450 kuajfuqi.