Auto

Së shpejti vjen Audi RS4 i ri

Descriptive Text

Së fundmi është promovuar gjenerata e re e Audi A4, duke përfshirë edhe versionin S4 dhe A4 Allroad Quattro, ndërsa tani raportohet se së shpejti do të vijë edhe versioni i ri RS4 Avant.

Promovimi i RS4 Avant pritet të mbahet këtë shtator, në panairin e veturave në Frankfurt, ndërsa shitja e tij do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Po ashtu, RS4 Avant do të vijë me motor V6 me kapacitet prej 450 kuajfuqi, të huazuar nga Audi RS5 i cili është prezantuar në panairin e sivjetmë në Gjenevë.

Audi RS4 Avant do të vijë me një pamje “agresive” falë mbrojtësve anësorë të zgjeruar, vrimave të mëdha për ajër në pjesën e përparme, set të pragjeve, difuzerit të pasmë, set të rrotave të mëdha, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorëve të modifikuar, frenave të forta. Po ashtu, do të vijë edhe me enterier sportiv.

Gjithashtu, Audi planifikon të ofrojë RS4 edhe në version Sedan.