Auto

Mercedesi lanson “bishën” elektrike

Kompania gjermane e veturave, Mercedes-Benz, ka lansuar të dielën tipin e ri, EQE SUV, shkroi “Autoexpress” të dielën.

Kjo veturë elektrike është në mesin e veturave me emetim zero, ka bërë të ditur menaxheri i lartë i kompanisë, Frank Wundrak.

“Është një tjetër lloj veture, një veturë universale”, deklaroi ai.

Kompania nuk i zbuloi specifikat e baterisë, derisa pretendohet se mund të jetë e standardit EQE 300 dhe të ketë bateri me 90 kWh.

{gallery}

Me debutimin e EQE SUV dhe shtimit të veturave të tjera pa emetim, Mercedesi do të ketë vetura me bateri në çdo segment para fundit të vitit 2022.

"Ky është EV-ja më i bukur dhe më i dëshirueshëm nga Mercedesi. Mezi presim ta testojmë në fillim të vitit të ardhshëm dhe jemi vërtet të emocionuar që më në fund prodhuam një veturë tërheqëse me platformë EVA2", shkroi në Twitter njohësi i automjeteve, Kyle Conner.