Auto

BMW M2 i ri “nxeh” vitin 2023, kushton mbi 70 mijë euro

Gjenerata e dytë e superveturës BMW M2 është prezantuar më në fund. Modeli dallon në stil nga modeli i shkuar, por kjo është vetëm gjysma e ekuacionit. Supervetura BMW M2 ka superfuqi të fshehur brenda kofanos.

BMW M2 përdor motorin S58 që fuqizon rrotat e pasme. Motori 3.0-litërsh prodhon 453 kuajfuqi, rreth 90 më shumë se pararendësi. BMW ka ofruar modelin me marsh manual me gjashtë shpejtësi, si standard, por edhe marshi Steptronic është në dispozicion me tetë shpejtësi.

Nga zero në 100 kilometra për orë, kjo veturë e arrin përshpejtimin për vetëm 4.1 sekonda. Shpejtësia maksimale që mund ta arrijë është 250 kilometra për orë.

M2 i ri është edhe më i madh se pararendësi. BMW e ka rritur modelin për 119 milimetra gjatësi dhe për 16 milimetra në gjerësi.

Vetura vjen në pesë lloje ngjyrash, ndërsa brenda përmban ekranin e lakuar, tashmë simbol të BMW-së.

Prodhuesi planifikon ta lansojë veturën në prill të vitit 2023 në Evropë me çmim mbi 70 mijë euro.

{gallery}