Auto

Mini Cooperi i rrallë i vitit 1965 shitet për rreth 59 mijë euro

Një Mini Cooper i rrallë është shitur në një ankand në Britani të Madhe gjatë fundjavës për një shofër afro 59 mijë euro (52.875 funte), shkruan "Daily Mail".

Vetura Cooper S “1071” i vitit 1965, ishte mbajtur nga një pronë për 57 vjet, dhe nuk ishte vozitur për më tepër se tri dekada.

Në vitin që është prodhuar, kjo veturë do të kushtonte diku 778 funte. Por, të shtunën, u shit 68 herë më shtrenjtë.

Ankandi i Veturave Klasike e kishte përshkruar Mini Cooperin me kilometrazhë të ulët si një “bukuroshe të fjetur”.

Ka treguar se si kishte ëqndruar në “gjumë” për 34 vjet në kopshtin e shitësit në periferi të Kidderminstreit.

Duke mos e vozitur që nga viti 1988, kjo veturë kishte kaluar afro 63 mijë kilometra. Motori është 1071 kubik, ndërsa MK1 Morris Cooper S ishte version i prodhuar nga BMC që fitoi në mënyrë të famshme rallyn e Monte Carlos në vitin 1964 me Paddy Hopkrikun.

Vetëm rreth 4000 vetura me motor të tillë janë prodhuar mes vitit 1963 dhe vitit 1964.

“Shitësi nga afër Kidderminsterit është në të 80-tat”, ka shpjeguar drejtuesi i ankandit Richard Greenhalgh.

Image