Auto

Lamborghini prodhon Aventadorin e fundit me motor me djegie të brendshme

Njësia e fundit e modelit Aventador të markës Lamborghini ka dalë nga linja e montimit gjatë fundjavës.

Versioni LP 780-4 Ultimae, është i fundit me motorin legjendar V12 të paelektrizuar të Lamborghinit përpara se të mbërrijë pasardhësi i tij hibrid plug-in.

Vetura me djegie të brendshme u prodhua në fabrikën në Sant'Ageta, Itali, duke i dhënë fund prodhimit që zgjati 11 vjet. Pasardhësi hibrid plug-in do të prodhohet më vonë këtë vit.

Në Lamborghini u siguruan që modeli i fundit i prodhuar me djegie të brendshme të ishte edhe më i fuqishmi, në mënyrë që motori 6.5 litërsh V12 të zhvillojë 780 kuaj fuqi dhe fuqia të transmetohet në të katër rrotat. Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat vetëm 2.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që mund të arrihet është 356 km/h. Kjo do të thotë që Ultimae është Aventadori më i shpejtë ndonjëherë.

Image

Në fakt, modeli Essenza SCV12 është më i fuqishëm me 830 kuaj fuqi, por ai është i dedikuar ekskluzivisht për pista të garave.

Lamborghini gjatë 11 vjetëve prodhoi 350 coupe dhe 250 roadster dhe i shiti ato me shumëllojshmëri ngjyrash unike.

Image

Pasardhësi hibrid plug-in i Aventador do të shërbejë si një urë lidhëse për modelet tërësisht elektrike të Lamborghinit. /klix

Image